Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se nuk është në dijeni për përgatitjen e kërkesave për ZRRE-në nga ana e operatorëve ekonomik, raporton GazetaBlic.
“Unë nuk jam në dijeni për përgatitjen e kërkesave për ZRRE-në nga ana e operatorëve ekonomik, do të thotë ato shkojnë tek zyra e rregullatorit të energjisë dhe besoj që aty duhet të kemi një përgjigje shtetrore e profesionale”, tha Kurti.
Kurti pas mbledhjes së Qeverisë, në një konferencë për medie thotë se se sa i përket ndryshimit të agjendës legjislative, e kanë bërë qëllimisht me theks te projektligji për çmimet.
Sipas tij, kur çmimet janë të papërballueshme për qytetarët duhet të ketë një përgjigje nga ana e institucioneve.
“Sa i përket ndryshimit të agjendës legjislative, ne e kemi bërë këtë me theks pikërisht tek projektligji që do të vie nga MINT lidhur me çmimet të cilat kur janë të papërballueshme për qytetarët, do të duhet të kenë edhe një përgjigje nga ana e institucioneve por, kjo së shpejti do të vie, besoj që dy javë kohë janë të mjaftueshme që MINT të më sjell mua draftin e projektligjit përkatës”, tha Kurti.
Kurti thekson se, projektligji për pagat nuk është shtyer për vitin e ardhshëm.
“Projektligji për pagat nuk është shtyer për vitin e ardhshëm, përkundrazi jemi duke u munduar sa më shpejt të finalizojmë dhe sa më shpejt ta nxjerrim në diskutim publik”, tha Kurti./GazetaBlic/


