Kompania ENOS po vazhdon zgjerimin e aktivitetit të saj, duke shënuar një tjetër hap në zhvillimin e biznesit.
Kështu ka bërë të ditur Trim Musliu, pronar i kësaj kompanie, i cili njoftoi se, krahas projekteve në ndërtim, kompania po zgjerohet edhe në tregun e materialeve ndërtimore, në bashkëpunim me partnerët e saj.

Ky zgjerim synon të krijojë mundësi të reja në treg dhe të forcojë pozicionin e Enos në sektorin e ndërtimit, duke ndërthurur përvojën në realizimin e projekteve me një fushë të re të aktivitetit.
“ENOS po rritet çdo ditë. Përveç projekteve tona në ndërtim, tash po zgjerohemi edhe në tregun e materialeve ndërtimore, në bashkëpunim me partnerët tanë. ENOS – Nuk jemi këtu për të bërë zhurmë, por për të lënë gjurmë”, shkruan Musliu.


