Sporti

Nga përballja me Donnarumman, në luftën në Ukrainë ku edhe u plagos

04/26/2022 14:32
nga:L J

Ivan Luca Vavassori ishte bërë ushtari i parë i huaj në Ukrainë.

Por, fatkeqësisht 30 vjeçari është plagosur dhe ka përfunduar së fundmi në spital.

Lajmin e ka bërë të ditur babai i tij, përcjell “Gazeta Express”.

“Ai është në spital, është gjallë”, ka shkruar babai i tij në rrjetet sociale.

Ekzistonte frika se Vavassori ishte në mesin e viktimave në betejën e Mariupolit, ku lufta po zhvillohet edhe në rrugë.

Ai i ishte bashkuar ushtrisë ukrainase në muajin shkurt dhe i ka publikuar disa fotografi nga lufta në llogarinë e tij në Facebook.

Babai i tij adoptues, Pietro, ishte pronar i kompanisë logjistike Italsempione dhe ish-pronar i Pro Patrias.

Disa ditë më parë, Ivan Luca kishte shkruar në rrjete sociale se i ishte bashkuar një “misioni vetëvrasës”.

“Ne kemi pak ushtatë dhe e kemi përballë një ushti të tërë, por ne preferojmë të provojmë. Ajo që ka rëndësi është të vdesësh mirë, vetëm atëherë nis jeta”, ka shkruar ai.

Ekzistonte frika se ai ishte në mesin pesë viktimave në njërin prej sulmeve të ushtrisë ruse në Mariupol javën e kaluar.

Ish-portieri italian nuk ka qenë në kontakte me familjen qe disa ditë.

Por, babai i tij sqaroi se ai është i plagosur dhe se po qëndron në spital.

I lindur në Rusi në vitin 1992, ai ishte adoptuar nga familja Vavassori në Itali.

Nëna e tij adoptuese, Alessandra Sgarella ishte kidnapuar nga “Ndrangjeta” në vitin 1997 dhe ishte liruar nëntë muaj më pas.

Ajo kishte ndërruar jetë në vitin 2011 për shkak të problemeve shëndetësore.

E Ivan Luca kishte mbrojtur në Serie C.

Ai kishte luajtur në Pro Patria, Bra dhe Legnano, duke i zhvilluar 15 paraqitje në divizionin e tretë të futbollit italian dhe dy në Supercoppa Serie C.

Në vitin 2013 ishte pjesë e ekipit që ishte përballur me Milanin në një ndeshje miqësore, kur Kevin Prince Boateng ishte larguar nga fusha për shkak të fyerjeve raciste nga tifozët e Pro Patrias.

Dy vjet më pas, ai luajti nga minuta e parë kundër Rossoneri në miqësoren e parë të trajnerit Sinisa Mihajlovic me “Rossoneri”, përcjell “Gazeta Express”.

Ishte po ashtu hera e parë në nivelin senior për Gigio Donnarumman, i cili e kishte zëvendësuar Christian Abbiatin në pjesën e parë.

Vavassori ishte larguar nga Italia disa vite më parë për ta vazhduar karrierën në Bolivi.