Sporti

“Nga njeri modest në legjendë futbolli”, Biden mesazh lamtumire për Pele

12/30/2022 08:31
nga:Mergim Rreci

Joe Biden donte t’i thoshte lamtumirën e tij legjendës së futbollit botëror Pele, i cili vdiq të enjten më 29 dhjetor në moshën 82-vjeçare.

Presidenti amerikan postoi në Tëitter një foto të tij duke biseduar me “mbretin” e futbollit gjjatë Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut.

“Për një sport që bashkon njerëzit si asgjë tjetër, ngritja e Peles nga fillimet modeste në legjendë futbolli është një histori e asaj që është e mundur.

Sot, mendimet e mia dhe të Jill janë me familjen e tij dhe të gjithë ata që e donin”./ h.ll/abcnews.al