Lajme

Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prishtinës

01/28/2026 18:30
nga:G B

Nga një muaj paraburgim i është caktuar tre zyrtarëve të komunës së Prishtinës që u arrestuan dje për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore e Prishtinës Mirlinda Gashi.

Aksioni i udhëhequr nga Prokuroria Themelore e Prishtinës u zhvillua pas aplikimit të masave të fshehta, kur njëri nga zyrtarët u kap në flagrancë.