Lajme

Nga një muaj paraburgim gjashtë të dyshuarve për falsifikim të monedhave 2-euroshe

11/30/2023 22:15
nga:G C

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim gjashtë të dyshuarve për falsifikim të monedhave 2-euroshe.

Tre nga ta janë shtetas të Kosovës kurse tre tjerët të Maqedonisë së Veriut.

Ata akuzohen për veprat penale blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara, falsifikimi i parasë dhe shpëlarja e parave.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurve B.A, SH.A dhe A.A, që të tre nga Shkupi, Republika e Maqedonisë së Veriut si dhe S.R, M.K dhe H.D, që të tre nga fshati Paldenicë, Komuna e Hanit të Elezit, për shkak të veprave penale Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, nga neni 333 paragrafi 1, Falsifikimi i parasë, nga neni 296 paragrafi 1 dhe Shpërlarja e parave, nga neni 302 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 56 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.A, SH.A, A.A, S.R, M.K dhe H.D andaj të njëjtëve iu caktoj masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin, paraburgimi iu është caktuar në

Të pandehurve B.A, SH.A, A.A, S.R, M.K dhe H.D iu është caktuar masa e paraburgimit në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 nën paragrafi 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 e nën paragrafi 1.3 të KPPRK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, Falsifikimi i parasë dhe Shpërlarja e parave.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.