Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka komentuar takimet e Presidentes me liderët politikë, duke theksuar rëndësinë institucionale të këtyre konsultimeve.
“Takimet e Presidentes me liderët politikë janë pjesë e procesit institucional dhe mund të ndihmojnë në krijimin e një klime bashkëpunuese,” tha Izmaku.
Ajo për GazetaBlic shtoi se për Nismën, qëndrimi dhe vendimmarrja për çështje të tilla përfaqësohen nga kryetari i partisë: “Sigurisht që, për Nismën Socialdemokrate, qëndrimi dhe vendimmarrja për çështje të tilla përfaqësohen nga kryetari i partisë, z. Fatmir Limaj”, tha Izmaku.
Në përfundim, Izmaku theksoi rëndësinë e respektimit të institucioneve dhe të vullnetit qytetar.
“Ne besojmë se respektimi i vullnetit të qytetarëve dhe funksionimi i institucioneve duhet të jetë prioritet, dhe çdo proces duhet të zhvillohet në përputhje me rendin kushtetues dhe legjitimitetin politik të secilit subjekt”, tha Izmaku për GazetaBlic.
Presidenca: Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani


