Lajme

Nga nesër fillojnë punën, gastronomët bëhen gati

04/18/2021 21:24
nga:Gazeta Blic

Gastronomët kanë nisur përgaditjet për të nisur punën të hënën.

Këta thanë se kanë shumë shpresa se kjo ka qenë mbyllja e fundit që e kanë përjetuar, meqë kanë pasur shumë humbje dhe nuk kanë mundësi as ti paguajn punëtorët.

Edhe klientët janë shumë të lumtur që nga e hëna do të mund të shijojnë kafenë brenda lokaleve.

Ndërkaq tregu megjithëse nuk e kishte të lejuar, pjesërisht ka punuar të dielën, me arsyetimin se nga shitja e produkteve i kanë të ardhurat e vetme, andaj janë të detyruar të dalin.