Sporti

Nga nesër dalin në shitje biletat për duelin Shkëndija – Slovan Bratislava

12/07/2025 16:20
nga:Lorik J

Biletat për ndeshjen Shkëndija–Slovan Bratislava (Sllovaki), e vlefshme për xhiron e pestë të UEFA Conference League, do të jenë në shitje nga nesër ( e hënë, 08.12.2025), duke filluar nga ora 10:00, online përmes rrjetit MK Tickets.

Shitja fizike e biletave do të bëhet në:

Tetovë

📍 Monaco Tobacco-Rrethi te ish-ëmbëltorja Taksi (Tribuna Jugore & VIP)

Shkup

📍 Biletaria e stadiumit “Todor Proeski” në Shkup, vetëm ditën e ndeshjes (11.12.2025)

Klubi është përpjekur të përshtatet me standardet e kërkuara nga UEFA, duke mbajtur njëkohësisht çmimet e biletave sa më të arritshme për çdo tifoz.

Çmimet e biletave:

Tribuna Jug:

• 500 denarë (blloqet 1 dhe 6)

• 600 denarë (blloqet 2 dhe 5)

• 750 denarë (blloqet 3 dhe 4)

Tribuna Veri:

• 2000 denarë (VIP – blloku 22)

/GazetaBlic Sport