Sporti

Nga ndeshja miqësore me Leverkusenin tek transferimi i Mbappe, postimet e famshme të klubit kosovar 2 Korriku

04/23/2024 19:04
nga:Mergim Rreci

Ekipi kosovar 2 Korriku, njihet si një nga klubet me shumë traditë në futbollin kosovar, në veçanti për prodhimin e talentëve të rinj.

Megjithatë, kjo skuadër njihet tashmë shumë edhe për një anë tjetër, menaxhimin pozitiv dhe interesant të rrjeteve sociale.

Skuadra nga Liga e Parë u bë virale në ditët e fundit, kjo për shkak se kërkoi ndeshje miqësore me Leverkusenin, ku theksohej fakti se ishin të interesuar për t’i shkaktuar humbjen e parë, gjë që solli shumë reagime.

Kjo skuadër më herët ishte bërë poashtu e njohur për postimin ku kërkonte transferimin e Kylian Mbappe.

Altin Govori, menaxheri i rrjeteve sociale tek ky klub është ai që prodhon postimet e tilla sa interesante ashtu edhe shumë pozitive në aspektin promovues të klubit.

Në një pronononcim për ‘GazetaBlic‘, ai tregon se si priten postimet e tilla, ku inspirohen për idetë, si komentohen dhe cilat janë vështirësitë e kësaj pune.