Showtime

Nga ndarja me Ledrin deri tek ‘problemet e dasmës’, Sara Hoxha zbulon shumë nga jeta private

11/08/2021 11:58
nga:Genita C

Sara Hoxha është një emër shumë i komentuar në mediet rozë.

Ajo ka bërë me dije se ka publikuar në kanalin zyrtar ‘Youtube’ vlogun e saj, shkruan GazetaBlic.

Ajo ka zbuluar shumë nga jeta e saj private, duke folur edhe për problemet e dasmës dhe ndarjen me Ledrin.

E pyetuar nëse është zënë apo ndarë me Ledrin, Sara nuk hezitoi të përgjigjej duke pohuar një gjë të tillë por prapë e kanë gjetur rrugën te njëri-tjetri.

Sa i përket dasmës, Sara tha se kanë një problem të vogël në lidhje me këtë.

“Ne kemi qejf të bëjmë një dasmë. Problemi më i madh deri tani është se nuk e kemi vendosur akoma nëse do të bëjmë një dasmë shumë të madhe, apo një dasmë të vogël, private, modeste, të thjeshtë, ashtu siç kam qejf unë. Këtë gjë akoma nuk e kemi vendosur, por që kur ta vendosim do e merrni vesh edhe ju, patjetër.”, u shpreh ajo.