Shef i stafit në Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës së Kosovës, Sharr Jakupi, i është kundërpërgjigjur deklaratës së OKB-së sipas së cilës shpallja “non-grata” e një zyrtari të UNIMIK-ut nga autoritetet e Kosovës është vendimi jo i ligjshëm dhe se nuk është kontaktuar asnjë anëtar i UNMIK-ut në lidhje me këtë çështje.
Jakupi përmes një postimi në Twitter tha se UNMIK-u ishte njoftuar nga MPJD-ja më 31 dhjetor 202, për shpalljen “non-grata” të njërit prej zyrtarëve të saj.
“UNMIK-u është njoftuar nga MPJD-ja të premten, më 31 dhjetor 2021, një nga zyrtarët e tyre ishte shpallur persona non-grata”, ka shkruar Jakupi në Twitter.
@UNMIKosovo was notified by the @MFAKOSOVO on Friday, 31st of December 2021, that one of their officials had been declared persona non-grata. https://t.co/A73EkLVl84
— Sharr Jakupi (@sharrjakupi) January 2, 2022


