Lajme

“Nga mllefi për Hashimin, e patën krijuar Albinin. Tash, nga mllefi për Albinin po duan ta sajojnë një Albin tjetër”

01/29/2022 18:18
nga:Genita C

Është mbajtur protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

“Krejt dhe padrejtë” është një nga slloganet që qytetarët po mbanin në duar për të kundërshtuar rritjen e çmimit të rrymës, shkruan GazetaBlic.

Ndaj kësaj proteste ka pasur reagime të ndryshme.

Profesori universitar, Blerim Latifi u shpreh se kjo metodë gjithmonë funksionon, sepse gjithmonë gjendet njerëz të gatshëm për t’u gënjyer nga ata që premtojnë zgjidhje të shpejta e të lehta për problemet komplekse të shoqnisë.

“Nga mllefi për Hashimin, e patën krijuar Albinin. Tash, nga mllefi për Albinin po duan ta sajojnë një Albin tjetër. Metoda e njëjtë: parulla të këndshme për veshin e popullit, parulla që me të ardhur në pushtet kuptohet s’nuk janë asgjë tjetër përveçse gënjeshtra. Fatkeqësisht kjo metodë gjithmonë funksionon, sepse gjithmonë gjendet njerëz të gatshëm për t’u gënjyer nga ata që premtojnë zgjidhje të shpejta e të lehta për problemet komplekse të shoqnisë”, shkroi Latifi në “Facebook”.