Showtime

Nga Maldivet, Arbana Osmani shfaqet me shapkat që arrijnë çmimin e çmendur

03/02/2022 10:02
nga:Genita C

Moderatorja shqiptare, Arbana Osmani ka nisur pushimet në vendin luksoz Maldive.

Ajo bashkë me familjen e saj duket se po kalojnë kohë mjaft të mirë dhe këtë e tregojnë fotografitë që postojnë në rrjetet sociale, shkruan GazetaBlic.

Së fundmi, moderatorja ka postuar disa foto ku vëmendjen kryesore e kanë marrë shapkat e saj.

Shapkat janë pjesë e koleksionit të ri të Pradas dhe kushtojnë plotë 820 dollarë./GazetaBlic/