Lajme

“Nga libra në laptopë – Enver Hoxhaj prezanton idenë e digjitalizimit të arsimit në Kosovë

12/22/2024 15:17
nga:G C

Ish-ministri i Arsimit dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në “British Gymnasium of Technology”, ka prezantuar vizionin e tij për një sistem arsimor tërësisht digjital.

Në këtë vizitë, Hoxhaj theksoi se fokusi i tij kryesor është që arsimi të transformohet përmes teknologjisë, duke zëvendësuar librat tradicionalë me laptopë për çdo nxënës dhe duke pajisur çdo klasë me Smart Boards.

“Arsimi digjital nuk duhet të jetë më e ardhmja, por e tashmja jonë. Teknologjia si inteligjenca artificiale duhet të integrohet për të krijuar një mësimdhënie më interaktive dhe moderne,” tha Hoxhaj.

Kjo iniciativë është pjesë e platformës së PDK-së për të modernizuar arsimin në Kosovë dhe për të përgatitur të rinjtë për sfidat e shekullit XXI.

Videoja nga vizita e Hoxhajt në këtë gjimnaz pritet të ngjallë diskutime mbi domosdoshmërinë e reformave digjitale në sistemin arsimor të Kosovës.