Me vendimin e fundit të Qeverisë Kurti, në Kosovë do të lejohet mbajtja e dasmave që nga 1 korriku, por më s’do të ketë dasma të mëdha.
Sipas vendimit të Qeverisë më së shumti do të lejohen 150 deri në 200 persona, shkruan GazetaBlic.
I kontaktuar nga GazetaBlic, Afrim Muqiqi u shpreh i kënaqur me këtë vendim.
Dasmat nga qeveria u lejuan deri në orën 23:00, e për këtë Muqiqi ka një shpresë duke u thënë: Deri më datën 1 korrik do të presim se si do të shkoj situata pandemike e më pas ndoshta do të ketë edhe rritje orari.
Duke qenë si një nga artistët më të dashur për publikun, Afrim Muqiqi ka folur edhe për projektet e tij muzikore duke u shprehur se pothuajse shumë nga këngët e tij janë gati.
“Kur është fjala tek projektet muzikore shumë nga ato janë gati, kemi pas kohë në karantinë të merremi me to”, shtoi Muqiqi./GazetaBlic/


