Lajme

“Nga keq, në edhe më keq”, Pantina për Ligjin për Zyrtarët Publikë: Në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

12/22/2022 20:29
nga:G B

Ish deputetja Shqipe Pantina, ka thënë se nga keq është bërë dhe më keq, me Ligjin për Zyrtarët Publikë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se miratimi i tij hedh poshtë gjithë investimin e bërë për më shumë se një dekadë në ndërtimin e administratës shtetërore.

Ajo ka shtuar se ky ligj nuk është në harmoni me praktikat e BE-së dhe mund të jetë edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Postimi i saj i plotë:

From bad to worse

Pra nga keq ne edhe me keq!

Ligji per zyrtaret publik i miratuar sot ne Kuvend, hedh posht gjithe investimin e bere per me shume se nje dekade ne ndertimin e nje administrate shtetrore te pavarur e profesionale. Ky ligj nuk eshte ne harmoni me praktikat me te mira te BEse dhe mund te jete edhe ne kundershtim me Kushtetuten e Republikes se Kosoves. Por kete duhet ta konstatoj Gjykata Kushtetuese por edhe Raporti i vendit ( Raporti i Progresit sic quhej dikur) i BE-se per Kosoven dhe jam e bindur se keshtu do ndodhe.

#shtetHajgare