Sporti

Nga gazetar i sportit tek angazhimi si asistent tek skuadra e njohur në La Liga

07/16/2025 17:50
nga:Mergim Rreci

Ish-gazetari i “El Chiringuito” Dario Montero ka ndryshuar karrierën e tij dhe tani do të përfshihet në futbollin profesional në nivelin më të lartë.

Montero i është bashkuar stafit të Jose Bordalas në Getafe dhe do të punojë për “los asulones” në elitë duke filluar nga sezoni i ardhshëm, njoftoi zyrtarisht klubi, transmeton GazetaBlic Sport.

Montero i ri ka një licencë trajneri UEFA A. Kohët e fundit ai punoi në akademinë e Toledos. Montero ishte gjithashtu pjesë e një klubi tjetër elitar – Espanyol.