Skuadra e Vushtrrisë ka njoftuar për organizimin në lidhje me edicionin pranveror.
Në funksion të përgatitjeve për pjesën vendimtare të sezonit, nga gjysma e muajit janar skuadra do të udhëtojë për një fazë dyjavore përgatitore në Antalya të Turqisë.
Ky kamp stërvitor do të shërbejë për ngritje fizike e taktike, duke e përgatitur ekipin për sfidat që e presin në rrugën drejt objektivit madhor, ngjitjes në Superligë.
Poashtu, klubi do të prezantojë së shpejti përforcimet e reja, të cilat pritet të sjellin edhe më shumë stabilitet dhe cilësi në fushë, duke e bërë skuadrën edhe më të fortë në garën për promovim.


