Lajme

Nga e hëna rikthehen operacionet jo emergjente në QKUK dhe spitalet e përgjithshme

09/22/2021 13:30
nga:Y I

Nga data 27 shtator, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës do të rikthej operacionet jo emergjente në të gjitha klinikat e QKUK-së, raporton Gazeta Blic.

Rikthimi i operacioneve jo emergjente vjen pas uljes së numrit të rasteve të spitalizuara me COVID-19, si në klinikat e QKUK-së, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK rikthen operacionet jo emergjente

Nga data 27 shtator ( e hënë), Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës do të rikthej operacionet jo emergjente ( elektive) në të gjitha klinkat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjitshhme.

Rikthimi i operacioneve jo emergjente vjen pas uljes së numrit të rasteve të spitalizuara me COVID-19, si në klinikat e QKUK-së, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.

Ju bëjmë thirrje të gjithë pacientëve dhe qyetarëve të Republikës së Kosovës të respektojnë masat anti-covid dhe të vaksinohen.