Lajme

Nga BSPK tregojnë kur dalin pagat për grevistët

10/01/2022 14:30
nga:Y I

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës Atdhe Hykolli tha se pagat për mësimdhënësit e shërbyesit civil që janë në grevë, do të dalin të hënën.

Sipas tij, nga Ministria e Financave kanë thënë se ka ndodhur një gabim teknik, .

“Për pagat unë sot kam pas një komunikim me partnerin social dhe sipas tyre ka ndodh një gabim Teknik. Unë besoj se të hënë do të ekzekutohen” deklaroi ai.