Napoli po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm. Ekipi i Luciano Spallettit po zhvillon një futboll shumë të bukur, kryeson i vetëm Serie A pa regjistrua akoma humbje dhe ishte ndër ekipet e para që siguroi kualifikimin në raundin e 1/8-vë në Champions League.
Drejtuesit po presin merkaton e dimrit për të përforcuar skuadrën dhe e kanë gati dhuratën e parë për trajnerin Spalletti. Bëhet fjalë për Jordi Albën, i cili mund të largohet nga Barcelona, ekip ku luan prej vitit 2012.
Anësori i majtë nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Xavi dhe karriera e 33-vjeçarit pritet të vijojë në Serie A sipas raportimeve të El Nacional. Për t’u liruar nga paga e tij e lartë, klubi katalanas është gati të lejojë largimin e Jordi Albës që në merkaton e dimrit


