Sporti

Nga Argjentina në Spanjë, ky është tifozi i ri që udhëtoi 11 mijë e 609 kilometra për ta takuar Uzunin, sulmuesi shqiptar ia realizon ëndrrën

12/18/2024 09:26
nga:Lorik J

Myrto Uzuni është legjendë e ekipit të Granadas dhe pas paraqitjeve të shkëlqyeshme ndër vite me ekipin spanjoll ka fituar mijëra fansa.

Një nga fansat e mëdhenj të Myrto Uzunit është padyshim edhe Santiago nga Argjentina, i cili ka bërë një gjest që e ka lënë pa fjalë sulmuesin shqiptar dhe klubin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.  

Santi udhëtoi 11 mijë e 609 kilometra për të parë Granadën e tij dhe për të takuar Myrto Uzunin.

“Nga Tucuman në Los Carmenes për të përmbushur ëndrrën tuaj”, shkroi Granada, teksa publikoi pamjet e të riut.

Më poshtë storien mjaft interesante: