Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Lahi Brahimaj, ka deklaruar se shtatë deputet të Lëvizjes Vetëvendosje janë të gatshëm t’i bashkohen partive opozitare në LDK, PDK dhe AAK.
Brahimaj ka thënë se VV-ja nuk ka numra të mjaftueshëm për ta bërë Qeverinë e vetme.
“Ne mendojmë që ai (LVV) nuk ka numra të mjaftueshëm për të bërë qeverinë e vetme vetëm nëse e bënë me Listën Serbe…. Po përflitet që VV-ja mund të përshkojë disa deputetë të partive opozitare, kam informata që afër shtatë deputet të VV-së janë të gatshëm me iu bashkangjitur opozitës, disa në LDK, PDK dhe AAK”, ka deklaruar Brahimaj në në tëvë1 raporton “Gazeta Blic”.
Në lidhje me deklaratën e Brahimajt kanë folur për “Gazeta Blic” nga Lëvizja Vetëvendosje.
Deputeti i këtij subjekti politik, Mefail Bajqinovci, mohoi kategorikisht një lajm të tillë duke thënë se është i pavërtetë.
“Eshtë lajm i pavërtetë” tha shkurt Bajqinovci për “Gazeta Blic”.

Mefail Bajqinovci, LVV!
Procesi i numërimit të votave tashmë ka përfunduar.
Nga rezultatet e numërimit, Lëvizja Vetëvendosje ka 48 mandate, PDK 24 mandate, LDK 20 mandate dhe AAK-NISMA tetë mandate.
Por subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje, subjekt i cili doli i pari në zgjedhjet e 9 shkurtit ka ankimuar në PZAP ku kërkon rivotim në diasporë për shkak të parregullsive të pretenduara.
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa që të anulojë rezultatet e votimit me postë dhe që të urdhërojë Komisionin Qendror Zgjedhore që të përsërisë votimin.
Në ankesën e dërguar në PZAP, Vetëvendosje po pretendon që në fletëvotimet e ardhura me postë ka pasë manipulime dhe se është cenuar e drejta e votës.
“Prandaj duke e dituar që në secilin fletëvotim të ardhur me postë ka pasur manipulime të tilla, është dëmtuar integriteti zgjedhor, është cenuar e drejta e votimit siç përcaktohet në Kushtetutë dhe Ligj, prandaj në bazë të nenit 120 të LZP-së, paragrafi 1 nënparagrafi 1.2, ndërlidhur me nenet 101 dhe 106 të LZP-së, kërkojmë nga PZAP që të ANULOJË rezultatet e votimit me postë dhe njëkohësisht ta URDHËROJË KQZ-në që të përsërisë votimin”, thuhet në ankesën e VV-së raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Brahimaj: Shtatë deputetë të LVV-së janë të gatshëm t’iu bashkëngjiten opozitës
Lëvizja Vetëvendosje kërkon rivotim në diasporë


