Lajme

Nga 7 në 21 anëtarë për KPK-në / Deputetja e LDK-së ‘zbulon dallaverin’ e Qeverisë dhe ministrisë së Drejtësisë

05/09/2023 13:52
nga:N M

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili ka folur për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe reformat siç i ka quajtura ajo nën thonjëza në drejtësi raporton Gazeta Blic.

Ajo ka shkruar në faqen e saj në Facebook se Këshilli Prokurorial i Kosovës ka gjithsej 13 anëtarë.

Sipas Kicës me ligjin e ri për Këshillin Prokurorial që e rrëzoi Gjykata Kushtetuese, ishte menduar reduktimi i numrit të anëtarëve në shtatë.

Por, tash sipas saj po del krejt diçka tjetër.

Kjo deputete e LDK ka thënë se KPK mund të ketë 19 deri në 21 anëtar.

E shkak për këtë është shtimi i prokurorëve që janë zgjedhur e votuar nga partia në pushtet dhe kësisoj sipas saj të ‘kapet’ nga pushteti Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Reagimi i plotë:

“Reforma” eksperimentale në drejtësi
Në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) janë 13 anëtarë. Ministria e Drejtësisë (MD), me projektligjin për KPK të cilin e rrëzoi Gjykata Kushtetuese, përcaktonte ta reduktojë numrin në 7.
Tani nga MD thonë që planifikojnë të jenë 19 ose 21 anëtarë. Rreth 180 prokurorë krejt Kosova, një pjesë e madhe e emëruar gjatë kësaj qeverie, e rreth 20 anëtarë – më shumë se kudo në rajon – t’i ketë KPK-ja – 10% të totalit të numrit të krejt prokurorëve.
E kam thënë më herët dhe po e them prap: Kjo nuk ka të bëj me pavarësim të sistemit të drejtësisë. Kjo ka të bëj me përfshirje të individëve të zgjedhur e votuar nga kjo shumicë parlamentare si anëtarë të KPK, që të sigurojnë se përfillen instruksionet e Qeverisë në drejtësi.
Me këtë sistem prokurorial kaq të ndjeshëm, kaq të ngathët, e me kaq mosbesim publik, kam menduar që nuk ka si bëhet më keq në një vend demokratik. E paskam pasur gabim.