Cult

Nga 15 deri 17 shtator në Rahovec do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Poezisë

08/21/2021 21:13
nga:M K

Edicioni i shtatë i festivalit Ndërkombëtar i Poezisë në Rahovec, do të mbahet më 15 deri 17 shtator

Edhe sivjet Kosova do të jetë nikoqir i rreth 20 poetëve të përzgjedhur botëror, në këtë mënyrë duke promovuar vlerat kombëtare, kulturore, artistike të Kosovës ndër poetet më të shquar botëror, e që njëkohësisht bëhet edhe diplomaci më e mirë kulturore.

Vlen të potencohet se për herë të parë në mesin e të ftuarve do të jetë edhe poeti Rus Eldar Akhadov, një emër i shquar jo vetëm në Rusi por edhe ndërkombëtarisht.

Sivjet poetet janë selektuar me rigorizitet më te madh, ku është marrë kriteri gjeografik. Do të jenë përfaqësues nga Danimarka, Izraeli, Egjipti, Rusia, Austria, Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia etj.

Rahoveci edhe njëherë po e dëshmon traditën shumëshekullore me konakun ku shpija është e Zotit dhe e Mysafirit, andaj do të jetë në dispozicion për mikpritjen më të mirë. Zonë kjo e cila ka traditën rreth 2000 vjeçare të mikpritjes, rrushit, venës dhe punës së ndershme që e ngrit deri ne ritual.

Për Festivalin kanë shkruar Izraeli sot dhe ka mbulesë mediale nga Cairo dhe Hong Kong në revistën The Asian.

Edhe sivjet Festivali për diasporën do të ofrohet nëpërmjet TV Alb Se në Suedi.