Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri ka njoftuar se vizioni të kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamzës për një Kosovë ma të mirë iu është bashkangjitur edhe një nga afaristët më të suksesshëm të Kosovës.
Këtë njoftim ai e ka bërë përmes një posti në rrjete sociale ku thotë se bëhet fjalë për Elmi Morinën që është bashkuar në rrugëtimin e PDK-së për zhvillimin e Kosovës.
“ Elmi Morina, një prej afaristëve më të suksesshëm të Kosovës, na bashkohet në rrugëtimin tonë për zhvillimin e vendit. Mbështetja e tij dhe e Iliria Cosmetics tregon se mërgata dhe vizioni për ndryshim janë kyçe për një Kosovë që mundet ma mirë. Bashkë do të zhvillojmë ekonominë, hapim vende të reja pune dhe do të mbajmë rininë në vend”, ka shkruar kandidati i PDK-së për deputet me numrin 99, Isak Neziri.