Sporti

Neymar zbulon se ku do të luajë para pensionimit

02/21/2022 12:27
nga:E K

Neymar ka zbuluar destinacionin ku mund ta mbyllë karrierën si futbollist.

Ylli brazilian ka deklaruar se do i pëlqente një rikthim në Santos, por nuk e mohon mundësinë që të luajë edhe në MLS në SHBA, shkruan GazetaBlic Sport.

“Më mungon të luaj në shtëpi me Santosin. “Zoti im” ai stadium është i mrekullueshëm. Do doja të luaja edhe në Shtetet e Bashkuara të paktën për një sezon”, deklaroi Neymar për Diario AS.

PSG fitoi përballjen e parë ndaj Real Madridit me rezultat 1:0, ndërsa kthyesja zhvillohet me 9 mars.

/GazetaBlic Sport.