Sporti

Neymar: Vinicius e meriton Topin e Artë

10/14/2024 15:45
nga:E K

Superylli brazilian, Neymar ka thënë se mendon se Vinicius Junior duhet ta fitojë Topin e Artë.

“Ai pati një sezon të mrekullueshëm, luajti shumë ndeshje dhe unë e mbështes atë sepse ai me siguri do ta fitojë Topin e Artë një ditë”, tha Neymar, transmeton GazetaBlic Sport.

“Shpresoj se Brazili do të fitojë një trofe së shpejti me të. Ai është një djalë që e meriton sepse është një luftëtar i madh. Ai ka vuajtur shumë në jetën e tij deri tani. Ai ka arritur të kapërcejë të gjitha problemet, ai po e bën pavarësisht të gjitha kritikave ndaj atë.” tha gjithashtu futbollisti i Al Hilal.

“Vinicius është një mik i madh i imi. Nuk ka njeri më të mirë se ai që e meriton Topin e Artë. Vinicius është bërë një idhull për të gjithë ne”, shtoi Neymar.

/GazetaBlic Sport/