Sporti

Neymar vazhdon rikuperimin, shihet me ‘shoqëri’ të veçantë në stërvitje

07/26/2024 17:20
nga:E K

Sulmuesi brazilian, Neymar, vazhdon procesin e rikuperimit pas operacionit në gjurin e majtë dhe seanca më e fundit stërvitore ishte e veçantë, pasi ishte në shoqërinë e vajzës së tij të vogël.

Ky moment është ndarë nga braziliani në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram. “Sot ajo shoqëroi babin në stërvitje”, ka shkruar lojtari.

Sulmuesi i Al Hilalit, por stërvitet veçmas nga shokët e tij të skuadrës (të cilët janë në stërvitje në Evropë), për t’u rikuperuar nga operacioni për këputjen e ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe meniskut në gjurin e majtë të pësuar teksa luante për Brazilin më 17 tetor 2023.