Kupa e Botës 2022

Neymar: Qe një kohë të gjatë Casemiro ka qenë mesfushori më i mirë në botë

11/28/2022 19:59
nga:Lorik J

Brazili ka fituar sot ndaj Zvicrës me rezultatin 1-0 për të siguruar kalimin tutje në fazën e eliminimit të Kupës së Botës.

Golin e vetëm në këtë duel e ka shënuar Casemiro në fundin e takimit, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Neymar i cili ishte i lënduar dhe nuk luajti – me anë të një postimi shkruajti se Casemiro ka kohë që është mesfushori më i mirë në botë.

“Casemiro ka qenë për një kohë të gjatë mesfushori më i mirë në botë”, shkruan Neymar në Twitter.

/GazetaBlic Sport