Ylli brazilian Neymar ka dërguar një mesazh në rrjetet sociale për shokun e tij të kombëtares Rodrygo, i cili mbeti jashtë 30 kandidatëve për Topin e Artë.
“Të paktën ndër 5 më të mirët në botë”, ka shkruar Neymar në një foto të Rodrygos, të cilën e ka postuar në storyn e tij në Instagram.

Rodrygo pavarësisht se fitoi Champions League e La Liga nuk u nominua në top 30 lojtarët më të mirë, për të garuar për Topin e Artë.
Ai realizoi 17 gola edicionin e kaluar.
/GazetaBlic Sport


