Sporti

Neymar pas ftesës për Kupën e Botës: Qava për disa orë

05/20/2026 23:55
nga:Mergim Rreci

Neymar ka kaluar një moment shumë emocional pas ftesës nga Brazili për Kupën e Botës, duke pranuar se ka qarë për disa orë.

Sulmuesi brazilian ka treguar se ka qenë i prekur thellë nga situata dhe presioni i kohëve të fundit, duke e përshkruar si një periudhë të vështirë në karrierën e tij.

Sipas tij, reagimi emocional ka ardhur si pasojë e ngarkesës dhe pritshmërive të mëdha që e rrethojnë.

Neymar po kalon një fazë të ndjeshme, ku gjendja e tij emocionale dhe e ardhmja sportive mbeten në fokus të madh të mediave.

/GazetaBlic Sport/