Sporti

“Neymar nuk pason tek unë”, plas në Paris

09/26/2021 13:38
nga:Mergim Rreci

Si mos mjaftonin problemet e shumta të Messit, tani te PSG ka plasur një hall tjetë

Mbappe është kapur nga kamerat duke u ankuar për Neymar gjatë ndeshjen kundër Montpellier e cila përfundoi 2-0 në favor të PSG-së.

Pamjet nga Canal + tregojnë rënkimin e 22 vjeçarit, i cili ankohet tek Idrissa Gana Gueye, për Neymar, i cili sapo kishte dhënë një asistim për Julian Draxler.

“Ai (Neymar) nuk ma pason topin”, dëgjohet Mbappe duke i thënë Gueyes.