Videoja ku Neymar shfaqet duke humbur 1 milion euro në një lojë kazino nuk ishte asgjë më shumë se një fushatë marketingu.
Ky ishte të paktën justifikimi i zyrës së shtypit të lojtarit për UOL, duke theksuar se braziliani merr para nga ajo faqe, për të cilën reklamon dhe për këtë arsye nuk ka humbur asnjë para, përcjell GazetaBlic Sport.
Shaka apo jo, episodi nuk e çliroi lojtarin e Paris Saint-Germain nga kritikat në shtypin brazilian.
“Messi dhe CR7 bënë histori. Kane u bë golashënuesi më i mirë i Anglisë. Mbappé luajti shumë (për Francën). Dhe Neymar? I lënduar, ai u bë lajm sepse e kishte qesharake të humbiste 1 milionë euro në lojërat online”, shkruan gazetari Andre Rizek, nga UOL.


