Kupa e Botës 2022

Neymar nuk e sheh Portugalinë në mesin e favoritëve për ta fituar Kupën e Botës

11/17/2022 22:18
nga:Lorik J

Neymar vlerësoi kombëtaret e pranishme në Botëror dhe veçoi katër, përveç Brazilit.

“Kupa e Botës është një vend surprizash. Ka më pak kombëtare të preferuara. Besoj se favoritët janë Argjentina, Gjermania, Spanja dhe Franca. Mendoj se këto katër skuadra dhe Brazili janë plotësisht të afta për të arritur në finale”, tha sulmuesi duke folur për Telegraph.

Neymar pranon se ai foli me shokët e tij të skuadrës Lionel Messi (Argjentinë) dhe Kylian Mappe (Francë) për Kupën e Botës: “Ndonjëherë flasim për mundësinë e një dueli në gjysmëfinale ose në finale. Unë i them Messit që do të jem kampion, se ai do të humbasë dhe ne qeshim. Të luash me të dhe Mbappé është një kënaqësi e madhe. Është gjithmonë mirë të luash përkrah më të mirëve, gjithmonë e kam preferuar këtë sepse shanset për të fituar janë më të mëdha”.

Brazili është në Grupin G dhe do të debutojë në Botëror kundër Serbisë, më 24 nëntor. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Kameruni dhe Zvicra.

/GazetaBlic Sport