Neymar u përfol shumë kur në një intervistë la të kuptohet se mund të tërhiqet nga Kombëtarja e Brazilit pas Kupës së Botës ‘Katar 2022’.
Megjithatë, sulmuesi brazilian ka sqaruar gjithçka dhe ka thënë se deklarata e tij është keqkuptuar, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë thashë diçka, por njerëzit kuptuan një gjë tjetër”.
“Do të jap maksimumin që të jem atje në 100% të formës sepse është sikur të kisha një lojë të nesërmen, kështu e bëj. Nëse ka një lojë nesër, ajo ndeshje për mua, është sikur të ishte e fundit në jetën time”.
“Kur e thashë këtë, ishte pak e diskutueshme, me njerëzit që thoshin se dua të ndaloj së luajturi futboll dhe se do të largohem nga kombëtarja”.
“Njerëzit kuptuan një gjë krejtësisht tjetër. Doja të them se po e shoh këtë kampionat sikur të ishte e fundit. Pse? Sepse nuk e dimë si do të jetë e nesërmja dhe çfarë mund të ndodhë”, tha Neymar.
/GazetaBlic Sport/


