Sporti

Neymar me postim emocionues pas largimit të Messit: Nuk shkoi siç menduam, por ishte kënaqësi që luajtëm bashkë

06/04/2023 14:42
nga:L J

Leo Messi është larguar nga PSG, teksa dje e luajti ndeshjen e fundit me fanellën parisiene.

Messi kaloi dy vite tek PSG, por nuk kishte aventurën më të mirë të mundshme, teksa ka njoftuar largimin, shkruan GazetaBlic Sport.

Neymar e përshëndeti yllin argjentinas me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan:

“Vëlla… nuk doli ashtu siç menduam por u përpoqëm më të mirën. Ishte kënaqësi të ndaja edhe 2 vite të tjera me ju. Fat në fazën tuaj të re. Të dua”, shkroi Neymar në Facebook.

/GazetaBlic Sport