Sporti

Neymar: Mbappe është e tashmja dhe e ardhmja e PSG – jam i lumtur që me rinovimin e tij

05/21/2022 23:47
nga:E K

Mbappe zyrtarisht ka rinovuar kontratën me PSG.

Ylli francez i ka dhënë fund “telenovelës” së zgjatjes së kontratës dhe është bindur nga pronarët e PSG për të vazhduar qëndrimin e tij në Paris, shkruan GazetaBlic Sport.

Bashkëlojtari i tij, Neymar u shpreh i lumtur me rinovimin e kontratës së francezit.

“Ai është një lojtar i klasit botëror, e tashmja dhe e ardhmja e këtij klubi. Jam shumë i lumtur që Kylian – i cili është miku dhe shoku im i skuadrës, po qëndron këtu në Paris”, u shpreh braziliani.

/GazetaBlic Sport/