Neymar tha se ndihet i lumtur në Arabinë Saudite.
Braziliani iu bashkua Al Hilalit nga Paris Saint-Germain në vitin 2023, por ka luajtur vetëm 7 ndeshje në të gjitha kompeticionet pasi është ndjekur nga lëndime të ndryshme.
“Pasi mora këtë ofertë e pranova menjëherë. Klubi dhe trajneri nuk donin të më përdornin më në PSG. Më thanë se duhej të merrja një vendim, padyshim që më pëlqeu oferta e Al Hilalit, u njoha me klubin, kulturën vendase dhe kampionatin.
“Kam besim se kam marrë vendimin e duhur. Jam shumë i lumtur këtu. Kushdo që vjen në Arabinë Saudite do të befasohet shumë këndshëm”, ka komentuar gjithashtu ylli i Al Hilal.
/GazetaBlic Sport