Sporti

Neymar kritikohet përsëri nga tifozët e PSG’së, shkak forma e tij fizike

06/06/2023 19:09
nga:Mergim Rreci

Neymar po shijon periudhën e pushimeve pas përfundimit të sezonit në Paris Saint-Germain dhe, siç ndodh zakonisht me brazilianin, ai është përfolur më shumë për arsye jashtë fushës sesa pikërisht për atë që bën brenda katër linjave.

Kësaj here ishte forma (e dobët) fizike e Neymar-it që ishte tema mbizotëruese, me tifozët e skuadrës franceze që kritikonin profesionalizmin e sulmuesit, pavarësisht se ai ishte me pushime, përcjell GazetaBlic Sport.

Neymar, 31 vjeç, luajti ndeshjen e tij të fundit të sezonit në fillim të marsit, kur lëndoi rëndë kyçin e këmbës dhe iu nënshtrua një operacioni.

Braziliani mund t’i ketë ditët e numëruara në Parque dos Príncipes, duke qenë një nga disa emra të caktuar për t’u larguar nga skuadra në këtë merkato verore.