Sporti

Neymar ‘fans’ i muzikës së Kosovës, poston këngën ‘Si Ai’ nga Tayna

09/30/2024 10:43
nga:E K

Neymar ‘fans’ i muzikës së Kosovës, poston këngën ‘Si Ai’ nga Tayna

Këngëtarja e kosovare, Tayna ka bërë “boom” me këngën e saj të fundit “Si ai”.

Kjo këngë është dëgjuar në lokale e diskoteka të njohura në botë nga DJ shqiptarë dhe të huaj.

Së fundmi, kjo këngë është publikuar në Instastory edhe nga futbollisti i njohur botëror Neymar.

Ai derisa ka publikuar një fotografi të tij me një person tjetër, ka vendosur këngën e Taynës “Si ai” në sfond.