Sporti

Neymar dhe Nike ndajnë rrugët, kjo është arsyeja

05/28/2021 11:03
nga:E K

Neymar dhe Nike kanë prishur bashkëpunimin mes tyre.

Nike prishi partneritetin e saj me Neymar sepse ylli brazilian i Paris Saint Germain refuzoi të bashkëpunonte në një hetim të brendshëm të markës, pasi një punonjëse e akuzoi atë për sulm seksual ndaj saj, shkruan GazetaBlic Sport.

Neymar kishte marrëveshje bashkëpunimi me markën e njohur për një kohë të gjatë, megjithatë marrëveshja nuk shkoi deri në fund pas kësaj ndodhie.