Neymar është në qendër të polemikave në Brazil pasi ai tregoi mbështetje për Jair Bolsonaro, i cili po lufton për rizgjedhje në një garë presidenciale kundër Lula da Silva, në zgjedhjet fundjavën e ardhshme.
Lojtari i Paris Saint-Germain ndjeu nevojën për t’u mbrojtur: “Ata flasin për demokraci dhe shumë gjëra, por kur dikush ka një mendim tjetër, ata sulmohen nga vetë njerëzit që flasin për demokracinë”, përcjell GazetaBlic Sport.
Kritikat në Brazil u drejtuan ndaj tij për faktin se Neymar konsiderohet si një figurë me shumë ndikim atje gjë që mund të ndikojë natyrisht edhe tek rezultati në fund.

/Gazeta


