Sporti

Neymar bëhet baba për herë të katërt

07/06/2025 17:43
nga:Lorik J

Ylli i Santos, Neymar, është bërë baba për herë të katërt. Braziliani ka mirëpritur vajzën e tij të dytë nga lidhja e tij me Bruna Biancardi.

“Mel ynë ka mbërritur për të na e plotësuar dhe ëmbëlsuar jetën edhe më shumë! Mirë se erdhe, bijë! Zoti të bekoftë jetën dhe të të çliroftë nga çdo e keqe! Mezi presim ta përjetojmë këtë kapitull të ri me ty. Të duam!” shkroi Ney nën një seri fotosh në Instagram.

Sulmuesi 33-vjeçar ka një djalë, Davi Luca da Silva Santos, nga lidhja e tij me Carolina Dantas.

Mavi, vajza e tij e parë me Bruna Biancardi, lindi në tetor 2023, dhe tetë muaj më vonë Neymar u bë baba për herë të tretë. Më pas lindi vajza e tij e dytë, Helena, nga lidhja e tij jetëshkurtër me influencuesen Amanda Kimberly. Më pas ai u kthye te Bruna, e cila lindi fëmijën e tij të katërt.

/GazetaBlic Sport