Santos u largua i zhgënjyer nga fusha pas humbjes 2-1 ndaj Corinthians në kampionatin brazilian.
Neymar kritikoi topin e ndeshjes, duke bërë thirrje për përmirësime, shkruan GazetaBlic Sport.
“Me gjithë respektin për ata që e prodhojnë, por topi duhet të jetë më i mirë. Filipe Luis e përmendi më parë dhe jam dakord – është shumë i keq”, tha ai.
Pavarësisht humbjes, Neymar ndjeu se Santos performoi më mirë se në ndeshjet e fundit: “Ne luajtëm mirë, por ndeshja u vendos nga detajet.”
/GazetaBlic Sport


