Sporti

Nexhipi: Do t’i transferojmë dy-tre lojtarë, duam ta përsërisim suksesin në Evropë

05/28/2023 17:04
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit ka fituar titullin e Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani luajti sot ndeshjen e fundit ndaj Gjilanit me rezultatin 0-0, ku edhe zyrtarisht do ta pranojnë titullin kampion, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, drejtori sportiv i Ballkanit, Nderim Nexhipi theksoi se do të përforcohen në merkato dhe duan ta ripërsërisin suksesin e vitit të kaluar në Evropë.

“Do të tentojmë të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar në Evropë. Do t’i transferojmë dy-tre lojtarë në këtë merkaton e verës”, tha Nexhipi në Art Sport1.

/GazetaBlic Sport