Showtime

Nexhat Osmani ‘zbulon’ kohën se kur do t’i publikoj projektet e radhës dhe jo vetëm

12/20/2021 13:13
nga:Donika Fetahu

Këngëtari i njohur Nexhat Osmani, në një intervistë për ” GazetaBlic Showbiz”, ka shpalosur detaje nga projektet e fundit muzikore dhe jo vetëm.

Osmani ka bërë të ditur se në fund të janarit do të publikoj projektin e radhës, për të cilin thotë se do të jetë bashkëpunim me Remzie Osmanin. Po ashtu, ai ka treguar se është duke punuar edhe në një projekt solo.

“Në fund të janarit do të përfundoj bashkëpunimi im me Remzie Osmanin. Po ashtu jam duke punuar edhe në një solo”, thotë Osmani.

Tutje Osmani për ‘GaztetaBlic Showbiz’, ka thënë se situata e krijuar me virusin korona, i ka dëmtuar financiarisht.

“Kjo situatë për profesionin tonë ka qenë me të vërtetë shumë e rëndë nga ana financiare, sepse kjo punë është zingjir pasi që prek një përqindje të madhe të njerëzve, pasi që përfshinë edhe pjesën e organizimeve të dasmave”, thotë ai.

Derisa thotë se protesta e organizuar nga Oda e Hotelerisë së Kosovës kundër masave COVID-19, ka qenë e qëlluar.

“Protesta ka qenë mjaft e qëlluar pasi që masat janë të pakuptimta ku në të gjitha shtetet tjera nga qeveritë janë të lejuar të hyjnë në lokale personat të cilë janë të vaksinuar, kurse në Kosovë më duket e padrejtë t’i thuash dikujt se ti punon kurse ti jo dhe s’më intereson se si mbijeton”, këto ishin fjalët e Osmanit për masat kundër COVID-19.

Ai poashtu ka ‘zbuluar’ se për festat e fundvitit do të performoj në Amerikë, për të cilin thotë se do të jetë një organizim madhështor.

/Gazeta Blic/

Më poshtë gjeni linkun e potpuris nga Nexhat dhe Remzie Osmani: