Sporti

Nexhat Dumnica do të jetë në garë për kryetar të FFK’së

02/21/2022 15:20
nga:E K

Gara për president të FFK’së po bëhet gjithnjë e më interesant.

Pas Remzi Ejupit e Arianit Ahmetit edhe Nexhat Dumnica ka konfirmuar se do të jetë në këtë garë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ish-Presidenti i KF Llapit, Nexhat Dumnica për RTV Dukagjini ka bërë të ditur se nuk është tërhequr nga gara për Kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe se do të vazhdojë të jetë kandidat për postin e të parit në FFK.

Zgjedhjet për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës ende nuk janë bërë publike se kur do të mbahen, por gjasat janë që do të zhvillohen deri në muajin korrik.

Deri më tani, Remzi Ejupit, Arianit Ahmeti, Nexhat Dumnica dhe Agim Ademi (kryetari aktual) kanë konfirmuar se do të jenë në garë.

/GazetaBlic Sport