Sporti

Newcastle vendos: Kush e do Isak duhet të paguajë 150 milionë euro!

12/29/2024 13:11
nga:Lorik J

Newcastle e di se nëse sulmuesi yll i skuadrës Alexander Isak vazhdon të shënojë me të njëjtin ritëm si tani, do ta kenë shumë të vështirë ta mbajnë atë.

Që nga fillimi i sezonit, suedezi ka shënuar 12 gola dhe 4 asistime në 19 ndeshje në të gjitha turnetë, dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit janë bashkuar rreth një shume për të cilën do të pranonin të ndaheshin me Isak.

Newcastle po kërkon 150 milionë euro për të drejtat e futbollistit 25-vjeçar, raportoi gazeta britanike “Telegraph”.

Kontrata e Isak zgjat deri në vitin 2028, me klubet që monitorojnë nga afër performancën e tij duke përfshirë Arsenalin, Chelsea, Liverpool, PSG, Real Madrid dhe Barcelona.

Nëse Newcastle shet Isakun për këtë shumë, klubi do të ketë një fitim serioz, pasi Isaak mbërriti në Angli nga Real Sociedadi për 70 milionë euro në verën e vitit 2022.

/GazetaBlic Sport